Roma po shitet për 780 milionë euro – Friedkin do të jenë pronarët e rinj

Negociatat për shitjen e skuadrës kanë nisur, dhe ‘Friedkin Group’ raportohet të jenë afër marrëveshjes për blerjen e skuadrës.

‘Il Messaggero’ insiston se skuadra do të shitet për një marrëveshje që përfshinë 780 milionë euro.

Skuadra e Romës është pronë e amerikanit James Pallotta, që nga viti 2012.

Pallotta pritet të mbajë një pjesë shumë të vogël të aksioneve, pas shitjes së skuadrës.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje finale do të arrihet brenda ditëve të para të vitit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here