Pothuajse e kryer, sulmuesi shqiptar te Barcelona B

Mungon vetëm zyrtarizimi, por detajet tashmë janë vendosur. Rey Manaj pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Barcelonës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është gati të bëj hapin e madh në karrierë, teksa do të lë Albaceten për kampionët në fuqi të La Liga, Barcelonën.

“Bomberi” nga Lushnja mësohet se ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe fillimisht do të grumbullohet për ekipin e dytë të katalanasve, pikërisht Barcelonën B.

Ish-lojtari i Interit ka bërë 9 paraqitje dhe 2 gola në La Liga 2, por me transferimin te Barcelona B do të zbres një kategori më poshtë në aspektin sportiv, por shumë shkallë më lart në karrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here