Zbulohen prapaskenat e klauzolës, De Ligt te Barcelona… në 2022-shin

Sikur të mos mjaftonte tronditja e tifozëve me blerjen e sfumuar të Erling Haland, juventinët kanë marrë dje edhe një tjetër goditje që vjen nga Spanja. 

Sipas katalanases “Mundo Deportivo”, Barcelona e ka lëshuar me shumë qejf Matajs De Ligtin në Torino sivjet, pasi menaxheri Mino Raiola ka pasur në plan që qendërmbrojtësi holandez thjesht të rritet dhe të forcohet sa më shumë përkrah Kielinit e Bonuçit dhe zbarkimi në “Camp Nou” thjesht është shtyrë për tri vite më vonë.

Sipas kësaj të përditshmeje, në kontratën e De Ligtit me Juven ekziston një klauzolë sipas së cilës nga viti 2022 e në vazhdim, holandezi mund të vendosë në çdo kohë që të zgjedhë të transferohet te Barcelona dhe askush në Torino nuk do të mund ta frenojë.

 

Ndoshta, kjo prapaskenë e frikshme i jep edhe më shumë shpjegim daljes së disa ditëve më parë të mikut të tij, Frenki De Jong, se e pret De Ligtin shumë shpejt te katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here