Ter Stegen pranë rinovimit me Barcelonën

Marc-Andre ter Stegen ka një kontratë deri në vitin 2022 me Barcelonën. Katalanasit e dine mire rëndësinë e portierit gjerman dhe duan të rinovojnë që tani, këtë e raporton Sport.

Sipas shtypit spanjoll Ter Stegen, i cili hyn te portierët më të mire në botë, do të firmosë një kontratë të re deri në vitin 2025.

Në këtë rast ai do të kishte të njëjtën kontratë me Antoine Griezmann dhe Frenkie De Jong për nga jetëgjatësia.

Aktualisht Barça duhet të bëjë pa 27-vjeçarin për shkak të një problem në gjurin e djathtë. Akoma nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë larg fushave gardiani katalanas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here