Haland përfundoi te Dortmund, United kthen sytë kah ylli i Premier League

Manchester United thuhet ta ketë kthyer Dominic Calver-Lewin në objektivin kryesor për merkaton e janarit pasi nuk ka arritur të blejë Erling Haaland.

The Sun pretendon se sulmuesi i Evertonit Calver-Lewin është në krye të listës së dëshirave të Ole Gunnar Solskjaer.

Ai po bën një sezon të mire me klubin e tij dhe ka shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti. Megjithatë, nuk është e qartë se sa do të kërkonte klubi nga Liverpuli për ta lënë të largohet.

Mbase do të duhej një shifër rreth 60 milionë euro për ta bindur, një shifër që mund të paguhet nga United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here