Henry, një pretendent për të zëvendësuar Valverden te Barcelona

Thierry Henry thuhet se është njëri nga pretendentët kryesor për të zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona.

Diario Sport raporton se Blaugranasit janë të zhgënjyer nga paraqitja e trajnerit spanjoll në këto dy sezonet e fundit dhe duan ta largojnë.

Kontrata e Valverdes me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Henry aktualisht është trajner i skuadrës nga MLS, Montreal Impact dhe lidhet me një rikthim në Camp Nou.

Legjenda e Arsenalit thuhet se ka pranuar që të bëhet trajner i Barcelonës, duke pranuar madje një pagë më të vogël se ajo e Valverdes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here