Oferta është gati: Inter nis sulmin për yllin e Premier League

Siç raporton The Indipendent, Interi ka përgatitur një ofertë prej 30 miliona eurove për mbrojtësin e majtë të Chelsea Emerson Palmieri.

Neroaxurët janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe në shënjestrën e tyre janë: Matteo Darmian, Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri.

Mirëpo Neroaxurët kanë vendosur për transferimin e Emersonit dhe kanë përgatitur një ofertë prej 30 miliona eurove për brazilianin.

25-vjeçari u transferua te Chelsea në vitin 2018 nga Roma për shifrën e 25 miliona eurove dhe që atëherë ka shkëlqyer në Stamford Bridge.

Emerson ka luajtur 47 ndeshje me Blutë e Londrës dhe ka shënuar 2 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here