Real Madrid blindon Benzeman

Sipas lajmeve që raporton AS, sulmuesi francez Karim Benzema dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur edhe me 2 vite bashkëpunimin aktual.

Karim Benzema i cili sapo ka mbushur 32-vjeç, është nën kontratë me Los Blancos deri në vitin 2021 por marrëveshja e re do të skadojë në 2023-in, kur Benzema të ketë mbushur 35-vjeç dhe gjasat janë që ai ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

Pavarësisht moshës në dy sezonet e fundit, Benzema ka treguar që është një pikë referimi në sulmin e Realit teksa ka arritur të shënojë edhe 46 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here