Sane gjithnjë e më afër kalimit te Bayern Munichu

Bayern Munich po tenton ta transferojë Leroy Sanen nga Manchester City në janar.

Skuadra gjermane dështoi ta kompleton transferimin e anësorit në verën e këtij vitit, pasi Citizens kërkonin mbi 100 milionë euro.

Por, Bavarezët thuhet se janë afër transferimit të Sanes, derisa vlera e tij në tregun e transferimeve ka rënë shkaku i lëndimit që pësoi në fillim të sezonit.

 

Në anën tjetër, është vetë dëshira e lojtarit që të transferohet në Allianz Arena, mirëpo që të dy skuadrat duhet të merren vesh për shumën e transferimit.

Kontrata e Sanes skadon në verën e vitit 2021 dhe ai ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta rinovojë atë.

Kështu, Bayerni është në pozitë ideale për t’i marrë shërbimet e 23-vjeçarit në afatin kalimtar të dimrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here