2020 nis me një supergol, Chelsea ndalet në barazim nga Brighton (VIDEO)

Çelsi e ka nisur vitin 2020 me barazim në transfertë ndaj Brajtonit.

Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh me anë të Cesar Azpilicuetës në minutën e 10-të, ndërkohë që vendasit barazuan shifrat në minutën e 84-t me anë të Jahanbaksh.

Ky ishte barazimi i tretë për skuadrën e Frenk Lampard, e cila mban vendin e 4-t me 36 pikë në 21 ndeshje.

Në sfidën tjetër të zhvilluar në orën 13:30, Aston Vila triumfoi në transfertë përballë Bërnlit me rezultatin 1-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here