Fillojnë bisedimet: Reali transferon yllin e Liverpoolit

Real Madridi është duke u përgatitur për një transferim të madh në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sipas Le10Sport, Los Blancos tashmë kanë vënë kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane.

Me largimet potenciale të Gareth Bale e James Rodriguez në muajt në vijim, Mbretërit duan të nënshkruajnë me një emër të madh për fazën e sulmit.

Ka kohë që Reali është duke bërë përpjekje për transferimin e 27-vjeçarit, i cili është njëri prej lojtarëve kryesorë në sukseset e Liverpoolit në vitet e fundit.

Ndërkohë, thuhet se trajneri i klubit spanjoll, Zinedine Zidane, tashmë ka biseduar drejtpërdrejtë me senegalezin, të cilit i ka treguar se e dëshiron në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here