Balotelli vazhdon me telashe, tani aksidentohet

Festimet e Vitit të Ri të Mario Balotelli nuk shkuan sipas planit, pasi makina e tij u përplas gjatë një frenimi dhe ai duhej të ecte deri në shtëpi në orën 6 të mëngjesit.

Sulmuesi i Brescia është jo rrallëherë i përfshirë nga telashe dhe ai e priti 2020-ten me një tjetër incident.

Gazeta të shumta shkruajnë se SuperMario e kishte lejuar mikun e tij të voziste kur ata u kthyen në shtëpi në Brescia nga një festë e Vitit të Ri në orën gjashtë të mëngjesit.

Ata duhet të kenë qenë përgjumur, pasi Fiat 500 Abarth përfundoi jashtë rrugës, duke shkatërruar boshtin e makinës.

Makina ngeci në trotuar, duke bllokuar hyrjen në një shtëpi aty pranë, kështu që Balotelli u kthye përsëri në shtëpinë e tij nga atje.

Një kamion tërheqës erdhi për të marrë makinën disa orë më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here