E kërkojnë Interi dhe Napoli – Agjenti i Rrahmanit zbulon të ardhmen e kosovarit

Në një intervistë për Calciohellas.it, agjenti i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj ka bërë të ditur se klienti i tij do të qëndrojë te Verona deri në fund të sezonit.

“Jam 100% i sigurtë se spekulimet nuk kanë ndikuar te Amiri, ai bëri një gafë ndaj Romës, por kushtet në fushë ishin të vështira, mirëpo ndaj Atalantas bëri një paraqitje të shkëlqyeshme.”

“Ai do të qëndrojë te Verona deri në fund të sezonit. Ne kemi rrespekt për Hellas, ata e transferuan Amirin në Serie A dhe e bënë atë një futbollist me emër”, ka deklaruar agjenti i Rrahmanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here