Ish-lojtari i Barcës: Nëse duhet të shkoj te Real Madrid, do të shkoj

Adama Traore nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Real Madrid nëse Los Blancos bën një lëvizje për ta transferuar atë në të ardhmen.

Anësori i Wolves, i cili është dalluar me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme këtë sezon, ndërmori hapat e tij të parë si futbollistë te rivalët e Real Madrid Barcelona.

“Nëse duhet të shkoj te Real Madrid, do të shkoj në Real Madrid”, pranoi ai në një intervistë për ‘Jugones’ në La Sexta.

Traore u thirr nga Robert Moreno për t’u bashkuar me Kombëtaren Spanjolle përsëri në nëntor, por një dëmtim e ndaloi atë që të bënte debutimin e tij me La Roja.

Të premten e kaluar, ai ishte lojtari kryesor i ekipit të tij në fitoren e tyre 3-2 kundër Manchester Cityt në Premierligë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here