Sensacioni i Serie A kryen testet mjekësore te Juventus

Dejan Kulusevski do të jetë transferimi i parë i Juventusit këtë afat kalimtar, por lojtari do të dërgohet menjëherë në huazim te Parma deri në fund të sezonit.

Talenti i Suedisë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka kaluar me sukses testet mjekësore te Juventus.

Ky lajm është konfirmuar nga kampionët e Serie A.

Për shërbimet e tij Juventusi raportohet se do t’ia paguajë Atalantas 35 milionë euro plus bonuset.

19 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Juventusin. Ai gjithashtu është kërkuar edhe nga Inter, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here