Serie A, dy transfere të mëdha mund të finalizohen sot

Ndeshjet në Serie A do të rifillojnë më 5 janar, por ndërkohë klubet janë të zëna me përmirësimin e skuadrave të tyre.

Disa marrëveshje janë arritur tashmë, pasi Milani njoftoi se Ibrahimoviç ka pranuar kushtet personale si një agjent i lirë.

Ai do të jetë sot në qytet për testet mjekësore në Milano Lab, ndjekur nga një konferencë shtypi prezantuese të premten në mbrëmje.

Juventus janë gjithashtu të hapura për biznes, pasi anësori i Atalanta, Kulusevski është duke iu nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes para se të përfundojë transferimin.

Suedezi mbërriti në Torino të mërkurën në mbrëmje.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë huazimin e sezonit në Parma deri në qershor ose ta ndërpresë atë për t’u bashkuar menjëherë me shokët e tij të Juventusit.

Deri më tani këtë sezon, Kulusevski 19-vjeçar ka shënuar katër gola dhe shtatë asistime në 17 ndeshje të Serisë A për Parma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here