Vidal në janar dhe Eriksen në merkaton e verës, zbulohe plani i drejtuesve të Interit

Artur Vidal në janar dhe Kristian Eriksen në verë, ky është plani i Interit në merkato, që pritet të bëjë të lumtur trajnerin Konte. 

Sipas “Gazzetta dello Sport”, marrëveshja mes Barcelonës dhe zikaltërve për transferimin e Vidalit është afër, ndërkohë që për Eriksenin, situate duket më e ndërlikuar, pasi Interi duhet të fitojë duelin me Junajtid dhe Realin e Madridit, që ka shfaqur interes për shërbimet e danez.

Një problem tjetër mbetet edhe paga e lartë e mesfushorit. Gjithsesi objektivi më i afërt i zikltërve është sigurimi i Vidalit në merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here