Ancelotti për shopping te Juventusi, Everton nuk kursen para!

Trajneri i ri i Everton, Carlo Ancelotti, dëshiron në Godison Park ta transferojë mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Ancelotti ia ka kërkuar drejtuesve të Evertonit transferimin  e Rabiot për merkaton e janarit. Italiani dëshiron përforcime në mesfushë dhe e sheh francezin si përforcimin ideal.

Rabiot ka bashkëpunuar me Ancelottin te PSG dhe debutimin e parë me parisienët e ka bërë me italianin si trajner.

Mirëpo siç raporton Calciomercato.com, transferimi vështirë se do të realizohet, pasiqë Juventusi nuk dëshiron ta shesë Rabiotin.

Ideja e Evertonit është huazimi i Rabiot deri në fund të sezonit me opsion blerjeje dhe marrjen përsipër gjysmën e pagës së Rabiot.

Juventus nuk dëshiron ta shesë francezin, mirëpo gjithçka do të varet nga dëshira e Rabiot.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here