Befasi: Bayern Munich transferon Sanchon?

19 vjeçari pritet të largohet nga Borussia Dortmund këtë verë, kur do t’i kenë mbetur edhe dy vite kontratë.

Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë prioritet nënshkrimin me Jadon Sanchon që pas emërimit trajner i Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ nuk janë skuadra e vetme e interesuar për të, pasi në garë kishte hyrë menjëherë edhe Chelsea.

Por, interesimi për talentin anglez ka vazhduar të rritet, me ‘Metro.co.uk’ që raporton se Bayern Munich tani po kërkon shërbimet e 19 vjeçarit.

Bayern Munich shpesh kanë blerë nga Dortmund në vitet e fundit, duke transferuar lojtar si Robert Lewandowski, Mats Hummels dhe Mario Gotze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here