Chelsea nis sulmin, Blutë transferojnë një yll nga Franca

Chelseas i është  hapur merkato, pas dënimit dy vjeçar të marrë në verë në FIFA.

Tashmë “Blutë e Londrës” kanë mundësi të transferojnë lojtarë në janar dhe po shikojnë për përforcimet që do të bëjnë. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, një nga objektivat e Chelsea për në janar është edhe sulmuesi i Lionit, Moussa Dembele.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga anglezët, të cilët kanë gati edhe një ofertë për të. Thuhet se drejtuesit londinezë po përgatisin një ofertë prej 50 milionë eurosh, në mënyrë që të bindin Lionin ta lejojë lojtarin të kalojë në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here