Nuk i zgjati shumë në Angli, Cancelo rikthehet në Serie A!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka kërkuar Joao Cancelos të vendos se a do të largohet nga Etihad apo do të qëndrojë.

Portugezi iu bashkua Cityt gjatë verës së kaluar për shifrën e 65 miliona eurove, ndërsa në marrëveshje u përfshi edhe Danilo i cili u transferua te Juventusi.

Megjithatë, Cancelo nuk ka arritur ta sigurojë vendin e titullarit dhe 25-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje me Qytetarët në të gjitha kompeticionet, duke u inkuadruar nga stoli.

Cancelo ishte i huazuar nga Valencia te Interi në sezonin 2017/18 dhe shkëlqeu në Serie A. Më pas iu bashkua Juventusit dhe vazhdoi me paraqitjet e mira.

Cancelo pritet të rikthehet në Serie A edhe pse ende nuk dihet klubi i ardhshëm. Megjithatë, pritet që portugezi të rikthehet te Interi ose Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here