ZYRTARE: Shkëlzen Gashi rikthehet në futbollin zviceran

Skuadra që garon në Ligën e Dytë të Zvicrës, FC Aarau, ka siguruar shërbimet e Shkëlzen Gashit, që së fundi ka luajtur në MLS për Colorado Rapids.

FC Aarau në faqen zyrtare të klubit ka bërë prezantimin e 31 vjeçarit Gashi.

Gashi edhe në të kaluarën ka luajtur te kjo skuadër, ku në 46 paraqitje ka shënuar 22 gola.

Kujtojmë se kohën më të mirë djaloshi nga Kosova në futbollin zviceran e ka pasur te Basel, ku është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here