“Dhimbje koke” për Gattuson, dy titullarët humbasin sfidën me Interin

Napoli do ta nisë vitin 2020 me një ndeshje tepër të rëndësishme dhe të vështirë, kundër Interit.

Skuadra e drejtuar nga Gatuzo duhet të marrë tre pikët, nëse do që të jetë ende në garë për vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve.

 

Por, kjo sfidë për trajnerin italian dhe Napolin bëhet edhe më e vështirë, kjo pasi dy titullarë pritet të mungojnë.

kalidu kulibali

Bëhet fjalë për Kulibali dhe Maksimoviç, të cilët kanë probleme fizike, siç raportojnë mediat në Itali.

Tashmë Manolas dhe Luperto do të kenë barrën e madhe të mbajnë dyshen vrastare Lukaku-Lautaro Martinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here