Probleme për Piolin, lëndohet ylli i Milanit

Lucas Biglia ka pësuar një dëmtim të rëndë së fundmi dhe pritet të qëndrojë larg fushave të blerta për një periudhë disa javore.

Sipas mediave italiane mesfushori argjentinas, ka shfaqur probleme në kofshën e tij të majtë, dhe sipas të dhënave të para, duket një dëmtim serioz. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme, për të kuptuar edhe shkallën e dëmtimit.

Prej kohësh qarkullonin lajme se Biglia mund të largohej nga kuqezinjtë në janar, pasi në qershor i skadon kontrata, por me këtë dëmtim të pësuar, duket se do të largohet nga Milani në verë me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here