Real Madridi besohet se ka arritur marrëveshje me talentin e Flamengos

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me talentin e Flamengos, Rinierin.

Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, 17-vjeçari do të qëndrojë në formë huazimi te skuadra braziliane deri në fund të këtij sezoni.

Raportohet se Los Blancos janë të lumtur që lojtari do t’u bashkohet atyre në verën e këtij vitit.

Skuadra spanjolle dhe familja e mesfushorit janë në pajtueshmëri që ai mos të lëviz nga Brazili derisa t’i mbushë 18 vite.

Por, të dyja klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje dhe besohet se Reali do të paguajë gjashtë milionë euro për të.

https://youtu.be/j8cCr8jkI6o

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here