Solskjaer i përgjigjet Van Persiet

Ish sulmuesi holandez pati kritikuar Solskjaerin për paraqitjen e tij në media pas humbjes nga Arsenal në Premierligë.

“Manchester United ka humbur dhe Solskjaer po buzëqesh. Ai nuk ka arsye për ta bërë këtë”, kishte deklaruar Van Persie.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit norvegjez.

“Unë nuk e njoh Robinin, dhe ai nuk më njeh mua. Ai ndoshta nuk ka të drejt të kritikojë stilin tim të menaxhimit, dhe unë nuk do të ndryshoj”, është përgjigjur Solskjaer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here