Ancelotti e dëshiron me ngulm yllin e Realit te Evertoni

Carlo Ancelotti nuk e fsheh dashurinë e tij për fantazistin kolumbian James Rodriguez dhe pasi dështoi që ta marrë te Napoli, po kërkon ta marrë në Angli te Everton, në stolin e të cilës u ul në fund të vitit që lamë pas.

Tekniku italian e ka stërvitur James te Reali i Madridit dhe këmbënguli që ta marrë këtë verë te Napoli, por në fund Perez vendosi ta mbajë në kryeqytetin spanjoll fantazistin kolumbian, të paktën deri në janar.

Megjithatë pjesa e parë e sezonit pa që James të impenjohet shumë pak nga Zidane dhe Ancelotti po kërkon të përfitojë nga situata për ta transferuar tani në Premier League, me fanellën e Everton.

Klubi nga Liverpool po investon për t’u ngritur në nivele të larta dhe është gati të paguajë 456 milionë euro në arkat e Realit për kartonin e James Rodriguez, shifër kjo që do të kënaqte padyshim presidentin madrilen Florentino Perez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here