Eufori në Itali: Pas Eriksen edhe Alcantara transferohet në Serie A

Christian Eriksen raportohet se ka arritur marrëveshje për tu transferuar te Interi, ndërsa pritet ti bashkohet Neroaxurëve gjatë këtij muaji, ose në fund të sezonit.

Interi e ka mposhtur Juventusin në garën për Eriksen dhe tani Biankonerët kanë kthyer vëmendjen kah një tjetër futbollist.

Siç shkruan Tuttosport, dëshira e Juventusit për mesfushën është ylli i Bayernit të Munichut, Thiago Alcantara.

Emre Can është pranë largimit nga Juventusit dhe pikërisht ai pritet të përfshihet në këtë transferim. Tuttosport, shkruan se Can është pranë transferimit te Bayerni dhe Biankonerët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Alcantara është i gatshëm për sfida të reja dhe është i hapur për një transferim te Juventusi.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë duke punuar për të arritur akord për shkarkimin mes Can dhe Alcantaras, ndërsa Biankonerët pritet të ofrojnë edhe një shumë parash për spanjollin.

Ibrahimovic u rikthye te Milani disa ditë më parë, ndërsa me ardhjen e Eriksen dhe Alcantaras, Serie A do rritet edhe më tepër në kualitet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here