Evertoni synon huazimin e James Rodriguezit

James Rodriguez është njëri nga lojtarët më të dashur të trajnerit italian Carlo Ancelotti.

Tekniku italian ditë më parë e ka marrë drejtimin e Evertonit dhe synon që këtë ekip ta bëjë konkurrues në Angli.

James Rodriguez është synimi kryesor i klubit për ta afruar atë në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari i ka dhënë dritën e gjelbër menaxherit të tij për të biseduar me klubin, pasi dëshiron ribashkimin me Ancelottin.

Tani i ka mbetur dy klubeve Evertonit dhe Real Madridit të gjejnë një marrëveshje për lojtarin.

Everton kërkon huazimin e tij për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të sezonit.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Tottenham Hotspur dhe Napoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here