Liverpool mposht Evertonin dhe kalon tutje në FA Cup (VIDEO)

Liverpool ka mposhtur 1-0 Everton në derbin e Mersesyde të vlefshëm për raundin e tretë të FA Cup.

Megjithëse Jurgen Klopp kishte vendosur të bënte rotacion duke lënë pushim thuajse të gjithë yjet e tij, prapëseprapë The Reds kanë arritur të shënojnë dhe të fitojnë.

Siç e tha edhe Klopp, avantazhi i vetëm ishte fakti që do të luanin përpara tifozëve të tyre në Anfield, ndaj një skuadre në formë teksa Carlo Ancelotti kishte futur ekipin më të mirë në fushë.

Raste kishte shumë, si për Liverpool ashtu edhe për Everton, por në fund ishte goli i Curtis Jones që ka vendosur takimin. Ai ka lëshuar një goditje të përkryer në trekëndëshin e djathtë të portës së Pickfor.

Edhe japonezi Minamino ka debutuar me fanellën e Liverpool, megjithatë ai kaloi një ndeshje të qetë dhe u duk qartë se do të ketë nevojë të ambientohet me ekipin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here