Zbulohen prapaskenat/ Halandi iu vetëofrua Barcelonës, por spanjollët e refuzuan për të transferuar…

Erling Haland u zyrtarizua para pak ditësh, si lojtari më i ri i Dortmundit, teksa kaloi nga Salcburgu për shifrën e 30 milionë eurove.

Megjithatë karriera e sulmuesit norvegjez mund të kishte marrë një drejtim tjetër, nëse ai nuk do të ishte refuzuar nga Barcelona. E përditshmja spanjolle “AS”, ka zbuluar një prapaskenë interesante së fundmi.

Thuhet se në janarin e vitit të kaluar, Barcelona ishte në kërkim të një sulmuesi si zëvendësues për Suarezin dhe në atë kohë i ishte ofruar pikërisht Halandi, i cili luante për Molden dhe kishte shënuar 4 gola në 5 ndeshje të Ligës së Europës.

Megjithatë katalanasit e refuzuan atë dhe shkuan drejt Boateng, të cilin e morën në formën e huazimit nga Sasuolo. Pas kësaj Salcburgu nxitoi për të marrë talentin norvegjez në ekip dhe duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur, ndërsa te Barcelona ndoshta tani do të jenë bërë pishman që e refuzuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here