Gati të thyejë një tjetër tabu, Ronaldos i duhet gol ndaj Kaljarit

Juventusi ditën e sotme, do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit kundër Kaljarit, në “Allianz Stadium”.

Objektivi dihet për “Zonjën” që në çdo ndeshje, do vetëm fitoren dhe aq më tepër në takimin e parë të vitit. Bardhezinjtë do të nisin ndeshjen me Ronaldon titullar siç pritet, i cili ka një motiv më shumë për të gjetur rrugën e rrjetës, në sfidën e sotme.

Ronaldo ka arritur t’iu shënojë të gjitha skuadrave në Serinë A të paktën një herë, përveç Kaljarit. Ky është një rast shumë i mirë për portugezin, për të thyer një tjetër tabu.

 

Këtë sezon Ronaldo ka gjetur rrugën e rrjetës 10 herë në kampionat dhe ka dhuruar një asist, por nuk ka ndërmend të ndalojë me kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here