Interi mendon për të ardhmen, pranë firmës me 16-vjeçarin shqiptar

Edhe pse skuadra e Interit është duke menduar për merkaton në skuadrën e parë, aty ku drejtuesit po tentojnë blerje të mëdha, nuk lënë pas dore dhe afrimet te të rinjtë.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, zikaltrit janë pranë firmës me Andi Hotin, mbrojtësin me origjinë nga Kosova, i cili është rritur në Zvicër.

HOTI

Lojtari pritet të firmosë një kontratë deri në 2020-ën me të rinjtë e Interit dhe kështu ka lënë skuadrën e moshave të Zyrihut.

 

16-vjeçari luan si qendërmbrojtë, por mund të përshtatet dhe në krahun e djathtë të mbrojtës apo në mesfushë si shkatërrues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here