PSG-ja planifikon goditjen e dyfishtë, ofron 80 milionë euro për dy lojtarët e Milanit

Prej kohësh PSG-ja interesohet për mesfushorin e Milanit, Lukas Paketa, i cili pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i francezëve, Leonardo.

Ishte pikërisht ky i fundit që e transferoi yllin brazilian te Milani para një viti nga Flamengo dhe tani dëshiron ta marrë te PSG-ja.

 

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sera”, kampionët e Francës nuk ndjekin vetëm Paketa, por kanë shfaqur interes edhe për një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për Alesio Romanjoli, i cili kërkohet gjithashtu nga parisienët.

Thuhet se PSG-ja po planifikon një ofertë prej 80 milionë eurosh, për të firmosur me të dy futbollistët. Leonardo shpreson se me ofertën prej 80 milionë eurosh, do t’ia dalë të bindë drejtuesit e Milanit për të lënë të lirë dy futbollistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here