Reali ka gati ofertën për Pogban të cilën United vështirë se do ta refuzojë

Zinedine Zidane e dëshiron me çdo kusht Pogban në Santiago Bernabeu.

Francezi e dëshiron mesfushorin e Manchester United në skuadër që këtë merkato. Djajtë e Kuq refuzuan ofertat e Madrilenëve gjatë verës së kaluar, mirëpo tani qëndrimi i Pogbas në Old Trafford duke i pamundshëm.

Mediat raportojnë se Reali po përgatit një ofertë të re për ta bindur Unitedin që ta lirojë Pogban. Edhe pse Mbretërit nuk janë të gatshëm të paguajnë 160 milionë euro, ata kanë përgatitur një ofertë joshëse për Djajtë e Kuq.

Mediat spanjolle, raportojnë se Reali do të ofrojë Gareth Bale, Iscon dhe para për Pogban.

Kjo ofertë është e pranueshme nga United, pasiqë Solskjaer ka shfaqur interesim për Gareth Bale.

Mbetet ta shohim se a do të transferohet Pogba te Reali këtë muaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here