Barcelona “zgjohet” në merkato, kërkon transferimin e “bishës” së Premier Ligës

Adama Traore, i formuar në akademinë e Barcelonës dhe i lindur në Hospitalet është shndërruar në objektivin katalanasve.

Sipas “The Sun”, është një nga lojtarët që drejtuesit e Barcelonës e kanë përfshirë në listën e dëshirave.

Anësori i Uolvesit është një nga zbulimet e këtij sezoni, por kërkohet edhe nga Liverpuli dhe Mançester Siti. Çmimi i tij është rritur ndjeshëm duke kapur shifrat afro 70 milionë euro.

Ky është viti i tij më i mirë në karrierë dhe ishte shumë pranë debutimit me kombëtaren spanjolle sepse u grumbullua nga Robert Moreno, por dëmtimi nuk e lejoi. Adama Traore ka debutuar me Barcelonën kur ishte 17 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here