Fenerbahce arrin akordin me 27-vjeçarin e Milanit

Largimi i parë nga Milani për merkaton e janarit duket se do të jetë Ricardo Rodriguez. Zvicerani pritet që të firmosë për Fenerbahcen.

Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi ka arritur akordin me klubin turk, teksa tashmë pritet vetëm “OK” nga Milani.

Drejtuesit kuqezinj kërkojnë shitjen përfundimtare, ndërsa Fenerbahce fillimisht kërkon vetëm huazimin. Gjithsesi, kjo çështje pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt siç shkruajnë mediat, me kalimin e Rodriguez në Stamboll që duket i kryer tashmë. Rodriguez u bë pjesë e Milanit në verë të vitit 2017, kohë kur kuqezinjtë paguan 15 milionë euro në arkat e Wolfsburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here