Bayerni nis sulmin për një mbrojtës të djathtë, pesë yje në shënjestrën e bavarezëve

Kampionët në fuqi janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Me mungesat e Nicklas Schule dhe Lucas Hernandezit, bavarezët duan ta nisin pjesën e dytë të sezonit me një përforcim në repartin defensiv. Kjo mësohet të ketë qenë kërkesa e vetme e trajnerit Hansi Flik që ndodhet në Doha të Katarit me skuadrën e Bayernit.

“Sky” ka bërë një skanim të lojtarëve që janë vënë në shënjestër nga klubi gjerman, i cili kërkon t’ia plotësojë dëshirën trajnerit.

Achraf Hakimi- 21-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë për Dortmundin në 2019-ën. Kartoni i marokenit zotërohet nga Reali i Madridit, i cili kërkon ta rikthejë në Spanjë pas paraqitjeve pozitive në Bundesligë. Hakimi do t’i kushtonte Borusias dhe skuadrave të tjera plot 35 milionë euro nëse shitet nga Reali.

Hector Bellerin- Spanjolli nuk luan prej kohësh me Arsenalin pasi vuan një dëmtim në gju. Trajneri aktual i “Gunners”, Mikel Arteta, i ka besuar vendin e tij Meitland Niles, pasi nuk ka ndërmend të presë Bellerin që mund të largohet nga Premier Liga në një kampionat tjetër. Bayerni e ndjek me vëmendje këtë çështje dhe pritet të nisë negociatat me lojtarin, kartoni i të cilit vlerësohet me 26 milionë euro.

Max Aarons- Lojtari që luan për Norwich në Angli shihet si një nga mbrojtësit më premtues në ishull. 21-vjeçari kërkohet gjithashtu nga Chelsea dhe Arsenali që mund t’ua vështirësojnë punën bavarezëve për të arritur te lojtari i cili kushton 26 milionë euro.

Joao Cancelo- Ish-lojtari Valencias, Interit, Juventusit dhe tani Manchester Cityt është edhe objektivi kryesor i kampionëve të Gjermanisë. Kampioni i Europës me Portugalinë shihet si lojtari ideal për të luajtur në krahun e djathtë në Mynih. Gjithsesi, 25-vjeçari vështirë se do të largohet në janar nga City edhe pse anglezët janë të gatshëm të bisedojnë për çmimin e portugezit, i cili vlerësohet me 47.4 milionë euro.

Lukas Klostermann- Mbrojtësi i krahut i Lajpcigut është një nga lojtarët më të talentuar në Gjermani. Për 23-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Borussia e Dortmundit, e cila është e gatshme të paguajë 26.4 milionë euro për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here