E kërkojnë gjigantët italian, agjenti i Emerson zbulon të ardhmen e brazilianit

Emerson Palmieri është kthyer në një çështje të nxehtë në këtë merkato dimri.

Lojtari, pavarësisht se ndiqet me interes nga Interi dhe Juventusi, duket se nuk do të largohet nga “blutë” e Londrës gjatë janarit. Menaxheri i 25-vjeçarit, Fernando Garcia, gjatë një interviste përgënjeshtroi lajmet për largimin e tij.

Ai theksoi se braziliani ndihet shumë i lumtur në Londër dhe se nuk e ka menduar asnjëherë të ndërrojë ambient. Garcia shtoi gjithashtu se, pavarësisht zërave të merkatos, drejtuesit e Chelsea nuk kanë ndërmend ta shesin futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here