Oferta është gati, Manchester United transferon yllin e Ajax!

Manchester Unitedi po synon transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek gjatë afatit kalimtar të janarit.

Van de Beek ka vazhduar formën e mirë duke shënuar tetë gola dhe tetë asistime tjera në 26 ndeshje në të gjitha garat për Ajaxin këtë sezon.

Forma e tij brilante dhe vazhdimësia kanë bërë që ylli holandez i Ajaxit të bëhet njëri nga emrat më të kërkuar në futbollin evropian.

Real Madridi ka qenë klubi më i interesuar për lojtarin, por tani garës fuqishëm i është qasur edhe Manchester Unitedi.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Djajtë e Kuq anë të interesuar të nënshkruajnë mesfushorin e Ajaxit tani në afatin kalimtar të janarit.

Ole Gunnar Solskjaer është i bindur se një marrëveshje mund të bëhet këtë muaj, por holandezi mund të kushtojë më shumë se 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here