United nuk heq dorë: Jo vetëm Can, Djajtë e Kuq dëshirojnë edhe një tjetër yll të Juventusit

“Emre Can qëndron dhe merkatoja e janarit për ne mendoj se është mbyllur”.

Të hënën Fabio Paratici është shprehur në mënyrë shumë të prerë duke iu referuar lëvizjeve në hyrje dhe dalje të Juventusit brenda fundit të muajit.

E megjithatë, dikush nuk dorëzohet, meqenëse emisarë të Manchester United  ndodheshin në Allianz Stadium për të ndjekur sfidën kundër Cagliarit  dhe në veçanti paraqitjet e dy lojtarëve: Merih Demiral dhe Emre Can.

Situata të ndryshme për dy bardhezinjtë: mbrojtësi është absolutisht i pashitshëm (veçanërisht në janar) pasi Kielini mungon gjatë dhe De Ligt nuk është përshtatur.

Mundësi më të larta për mesfushorin, jashtë listës së Champions-it: ka shprehur dëshirën për të luajtur më shumë minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here