Dramë në Arabi, Atletico mposht Barcelonën dhe kualifikohet në finalen e Superkupës

Atletico Madridi ka arritur të marr një fitore të madhe me rikthim ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke iu bashkuar Real Madridit në finale.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të katalunasve, të cilët patën posedimin dhe rastet, ndërsa Atletico tentonte me kundërsulmeve.

Megjithatë, edhe pas 45 minutave lojë skuadrat nuk arritën ta tundin rrjetën në pjesën e cila u karakterizua edhe me tension dhe katër kartonë të verdhë.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe kjo e tregon edhe golat e shpejtë dhe të shumtë që u shënuan në këtë pjesë.

Atletico ishte e para që gjeti golin në minutën e 46-të me anë të Koke, i cili shënoi për 0-1 pas vetëm 18 sekondave në fushën e lojës.

Barcelona arriti të kthehet shpejt në lojë duke barazuar 1-1 me anë të Lionel Messi (51’) që shënoi një gol të bukur, ndërsa Antoine Griezmann (62’) kaloi Barcelonën në epërsi 2-1.

Klubi katalunas gjeti golin edhe në minutën e 74-të me Gerard Pique, por ky gol u anulua nga VAR-i dhe nga ky moment erdhi rikthimi i Los Cholchoneros.

Skuadra e Diego Simeones arriti të barazojë rezultatin me anë të Alvaro Moratas (82’) nga penalltia për 2-2, ndërsa Angel Correa (86’) shënoi për 2-3 pas një kundërsulmi.

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona tentoi disa herë të barazojë rezultatin, por pa pasur sukses pasi Atletico u mbrojt mirë dhe mori një fitore të madhe.

Në finale, Atletico do të përballet me Real Madridi, i cili mposhti 3-1 Valencian në gjysmëfinalen tjetër të Superkupës së Spanjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here