Iniesta: Të bëhem trajner dhe të kthehem te Barça

Andres Iniesta ka zbuluar se dëshiron të bëhet trajner pasi të tërhiqet nga futbolli dhe dëshiron një rikthim të ardhshëm te ish-klubi i tij, Barcelona.

Iniesta i dha fund 22 viteve të shërbimit të tij te Barcelona në verën e vitit 2018, pasi ai u bashkua me skuadrën e J-League, Vissel Kobe.

Ylli spanjoll fitoi një bollëk medaljesh te Barcelona përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Vitet e arta dhe shkëlqimi në Camp Nou ka bërë që Iniesta të mendoj rikthimin si trajner në të ardhmen.

“Dua të kthehem te Barça në një moment të jetës sime, por ato janë hipoteza. Tani ndjehem akoma si një futbollist”.

“Më kanë mbetur dy vjet nga kontrata ime dhe nuk e di nëse do të kem forcë të vazhdoj”.

“Pas kësaj do të dëshiroja të jem trajner”, ka thënë Iniesta në një intervistë për Marca.

Tani duket se ka mundësi që Iniesta të përfundojë karrierën e tij në klubin japonez, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një transferim në Argjentinë vitin e kaluar.

Në dhjetor, Nicolas Latinin, një gazetar që punon në TNT Sports, raportoi se Iniesta është në plan të nënshkruajë me klubin e njohur Estudiantes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here