Lajmi i ditës: Nuk po bind te Juventus, de Ligt rikthehet te Ajax!

Vera e vitit 2019 do të kujtohet gjithmonë nga tifozët e Juventus si ajo e merkatos me shpenzime të çmendura për blerjen e Matthjis De Ligt.

Mbrojtësi holandez kishte magjepsur të gjithë me performancën e tij te Ajaxh në Champions League, duke u thyer vetëm në gjysmëfinale.

Klubi bardhezi investoi jo pak por plot 85 milionë euro për asaj kohe 20-vjeçarin, duke fituar garën e fortë me konkurentët. Por ajo goditje e merkatos së “Zonjës së Vjetër” nuk ka justifikuar ende. Përkundrazi, ka zhgënjyer të gjitha pritshmëritë.

Gabime të shumta dhe vështirësi në fazën e përshtatjes. Kështu nis të krijohet një situatë e bujshme dhe krejt e papritur. Një divorc mbase që gjatë sezonit të parë, në mes të tij. Sipas raportimeve të medias portugeze “A Bola”, De Ligt madje mund të kthehet te Ajax që në merkaton e janarit me formulën e huazimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here