Mourinho befason me përforcimin e ri nga Serie A

Jose Mourinho ka identifikuar një përforcim të ri në Tottenham.

Pas rikthimit të suedezit, Zlatan Ibrahimovic, Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani.

Klubi rosoner, gjithashtu ka marrë vendim që ta vendos në merkato, sulmuesin polak, i cili ka zhgënjyer në pjesën e parë të këtij sezoni.

Piatek është transferuar një vit më pare tek Milani, nga Genoa, ka arritur të shënoj vetëm 4 gola, në gjysmë e parë të këtij kampionati.

Calciomercato raporton se Tottenham ka shtuar interesimin për sulmuesin e Milanit,  pas lëndimit të Harry Kane. Anglezi pritet të jetë jashtë fushave për  një kohë të gjatë.

Tottenham nuk është skuadra e vetme e cila është e interesuar për Piatekin, pasi që raportohet që edhe Aston Villa ka bërë një ofertë prej 30 milion eurosh për sulmuesin rosoner.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here