Reagimi i Rashices, per lajmin rreth Real Madridit

Milot Rashica ka reaguar pas një postimi të publikuar në rrjetet sociale ku ai thuhej se dëshiron të luajë për Real Madridin.

Milot Rashica e ka përgënjeshtruar lajmin se ai ka thënë se ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Real Madridin dhe se e ka lojtar të preferuar Cristiano Ronaldon.

Ylli kosovari së fundi e përgënjeshtroi një lajm se ai ka thënë se e ëndërron Real Madridin.

“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje”, u citua se kishte thënë Rashica.

Këtij postimi, Rashica iu përgjigj duke komentuar: “Pse po rreni?”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here