Inter dhe Napoli në “luftë” për mbrojtësin shqiptar, Kumbulla

Anëtari i Veronas ka pasur paraqitje fantastike me skuadrën e tij në kampionatin italian, duke bërë që shumë skuadra të interesohen për të.

‘Calciomercato’ bën të d itur se Inter dhe Napoli janë në një garë direkte për nënshkrimin e shqiptarit.

19 vjeçari është përshtatur mjaft mirë në sistemin e Veronës, ku luhet me tre mbrojtës, e në krah ka edhe mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani, i cili gjithashtu pritet të nënshkruajë me Napolin.

Kumbulla shihet si një nga mbrojtësit me të ardhmen më të ndritur në Serie A, dhe gjigantët italianë duan ta kenë nënshkrimin e tij.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, gjatë kësaj merkatoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here