Manchester United rrëmben yllin e dëshiruar nga Reali dhe Barcelona

Klubi i madh anglez, Manchester Unitedi është i fundit i interesuar për mesfushorin spanjoll të Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas mediumit Calcionapoli24, United tani është bashkuar në listën e klubeve që ndjekin Ruizin e Napolit.

Është pohuar se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, verën e kaluar e vlerësoi mesfushorin 150 milionë euro, por tani ka ndryshuar mendim.

De Laurentiis thuhet se tani kërkon rreth 80 milionë euro për spanjollin 23-vjeçar.

Ruiz ka bërë 22 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një herë në ligë.

Ai ka lënë përshtypje me shkathtësinë e tij për të luajtur në si mesfushor qendror, por edhe më i avancuar, duke ndihmuar sulmin.

Pretendohet se rivalët e La Ligës, Barcelona dhe Real Madrid, kanë monitoruar lojtarin disa herë, ndërsa kanë dërguar edhe skautë për të parë nga afër.

Unitedi do të duhet të veprojë shpejt për 23-vjeçarin, por gjithashtu janë lidhur me dyshen angleze James Maddison e Jack Grealish dhe danezin Christian Eriksen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here