Milan dhe Roma po përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Gazzetta dello Sport, raporton se Milani dhe Roma po përgatiten për një shkëmbim spektakolarë. 

Në Romë pritet të transferohet Suso, ndërsa në Milano Cengiz Under.

Suso nuk po kalon momente të mira te Milani dhe Rosonerët janë të gatshëm ta shesin atë, ndërsa Roma kishte shfaqur interesim për spanjollin edhe verën e kaluar.

Te Roma dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe në këmbim të Susos janë të gatshëm ta ofrojnë Underin.

Milani nga ana tjetër është në kërkim të një sulmuesi të krahut dhe Under do të ishte përforcimi ideal.

Klubet kanë filluar bisedimet, ndërsa kundër këtij shkëmbimi është Paolo Maldini, i cili preferon transferimin e Politanos nga Interi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here