Rrezikohet pozita e Valverdes, bordi drejtues i Barcelonës mblidhet të hënën

Tash e sa kohë, kritikat për trajnerin Ernesto Valverde janë të shumta, me tifozët që duan largimin e tij, por bordin që qëndronte neutral.

Pas humbjes së mbrëmshme ndaj Atletico Madrid, duket se gjërat kanë ndryshuar paksa për trajnerin.

‘Rac1’ raporton se pozita e Valverde është në rrezik, dhe se bordi drejtues i Barcelonës do të mblidhet të hënën”.

Mbrëmë, trajneri i Barcës është shprehur i qetë kur është pyetur për shkarkimin e mundshëm, por duket se ai nuk do të jetë aq i qetë të hënën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here